barduani pret ne takim gjeneralin austriak diskutojne per sigurine ne kosove dhe rajon 68b8b5803654e

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

September 3, 2025
1 minut lexim

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit të Operacioneve, drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura Austriake, Herbert Sailer.

Shefi i KFOR-it në Kosovë e ka njoftuar mysafirin me grada të larta në ushtrinë austriake për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon.

“Gjeneral Barduani dha një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë, duke theksuar angazhimin e vendosur të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e dialogut politik konstruktiv. Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu urimet e tij Gjeneral Sailer për kontributet e gjata të Austrisë në KFOR dhe në paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ripërsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tifoz i espanyol denohet me 12 muaj burg 68b8b57350324
Lajmi i mëparshëm

Tifoz i Espanyol dënohet me 12 muaj burg

te pakten 15 te vdekur pasi elevatori gloria del nga binaret ne lisbone 68b8b695862ed
Lajmi i radhës

​Të paktën 15 të vdekur pasi elevatori Gloria del nga binarët në Lisbonë

Të fundit nga

ShkoLartë