barduani per deklaratat e trump dhe osmanit skemi verejtur ndonje ndryshim domethenes ne pranine e forcave te armatosura serbe 6888eb4db37c9

Barduani për deklaratat e Trump dhe Osmanit: S’kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë e forcave të armatosura serbe

July 29, 2025
1 minut lexim

Komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, është pyetur nëse ka pasë rrezikim të sigurisë në Kosovë pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe më pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani.

Ai tha se KFOR monitoron dhe kryen vazhdimisht patrullime përgjatë vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë, por se nuk kanë vërejtur prani të shtuar të ushtrisë serbe.

“Sipas mandatit tim, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë dhe vendosjen e forcave të armatosura serbe. Përveç kësaj, bazuar në procedurat ekzistuese që rrjedhin nga marrëveshja ushtarako-teknike e nënshkruar nga NATO dhe Qeveria e Serbisë në vitin 1999, forcat e armatosura serbe duhet të informojnë rregullisht KFOR-in për vendosjen e forcave dhe aktivitetet operative pranë vijës kufitare administrative, ajo që dikur quhej ish-zona e sigurisë tokësore. Si komandant i KFOR-it, mund të them se bashkëpunimi është i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm”, tha Barduani për Kosovo Online.

Ai tha se komunikon vazhdimisht me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Dua të them Gjeneralin Milan Mojsiloviq. Kjo ndihmon në ruajtjen dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit tonë të ndërsjellë për situatën”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

guardiola zbulon planin e tij 6888eb4a56f4d
Lajmi i mëparshëm

Guardiola zbulon planin e tij

a e pershpejton vdekjen pikellimi shkenca ka nje pergjigje 6888ebff9016a
Lajmi i radhës

A e përshpejton vdekjen pikëllimi – shkenca ka një përgjigje

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë