bardhi vizite ne kongresin amerikan shqiperia krenare qe ka nje aleat te cmuar si shba 6939cbf5417ab

Bardhi vizitë në Kongresin Amerikan: Shqipëria krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA

December 10, 2025
1 minut lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Uashington, ku ka takuar në Kongresin amerikan përfaqësues republikan dhe demokrat.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se SHBA është lider botëror në ruajtjen e demokracisë, sigurisë dhe paqes në botë.

Demokrati nënvizon ndër të tjera se Shqipëria është me fat që ka një aleate të çmuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat.

SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë.

Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA,” tha Bardhi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthen benita elijona ka shume fytyra 6939b95232b08
Lajmi i mëparshëm

Shpërthen Benita: Elijona ka shumë fytyra!

fitorja e dyte per beselidhjen 6939cc5478960
Lajmi i radhës

Fitorja e dytë për Besëlidhjen

Të fundit nga

ShkoLartë