bardhi veliaj iku si simbol i korrupsionit i njejti fund i pret dhe te tjeret 68d2f6f47b33d

Bardhi: Veliaj iku si simbol i korrupsionit, i njëjti fund i pret dhe të tjerët

September 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Këshillit bashkiak të Tiranës, ku u votua për shkarkimin e Erion Veliajt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Veliaj iku nga posti i kryebashkiakut si funksionari simbol i korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të punëve të kryeqytetit.

Bardhi shtoi se i njëjti fund i pret të gjithë ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e korruptuar të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Bardhit:

Erion Veliaj – shëmbylltyra e Edi Ramës në krye të Bashkisë Tiranë – u shkarkua sot me votat unanime të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Ai iku nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë, t’i jepte dorën askujt dhe as të thoshte lamtumirë.

Ai iku si funksionari simbol i korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të punëve të kryeqytetit.

I sotshmi nuk ishte një mesazh thjesht dhe vetëm për Erion Veliajn.

Shkarkimi i sotëm ishte një paralajmërim për fundin që i pret të gjithë ata zyrtarë socialistë që në shërbim të Edi Ramës kanë vjedhur votat, kanë abuzuar me pushtetin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë përvetësuar pasuritë publike.

I njëjti fund që pret pas dere ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e korruptuar të Edi Ramës, duke filluar nga Belinda Balluku.

Ora e së vërtetës dhe drejtësisë mund të vonojë. Por, e sigurt është që ajo gjithmonë vjen.

Dhe kur vjen, bie pamëshirshëm mbi të gjithë ata që privilegjin e rrallë të të shërbyerit të qytetarëve e shpërdoruan për ambicien, pushtetin dhe pasurimin personal.

Kur ajo orë të vijë, “ëngjëlli mbrojtës” i të korruptuarve do të mjaftohet me një psherëtimë keqardhje të jashtme dhe ngërdheshjeje të brendshme që edhe kësaj here nuk ishte ai i rradhës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rmv ne nuk e duan as vete maqedonasit 68d2f598554a0
Lajmi i mëparshëm

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

lajmerohet basri latifi tregon si respektohet kalendari i garave ne maqedonine e veriut 68d2f7536fe3d
Lajmi i radhës

Lajmërohet Basri Latifi, tregon si respektohet kalendari i garave në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë