bardhi publikon pjese nga dosja e akshi t skema qe perdorej per te paracaktuar fituesit e tenderave 69484c7691353

Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t, skema që përdorej për të paracaktuar fituesit e tenderave!

December 21, 2025
min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një pjesë nga dosja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), operacion i kryer disa ditë më parë, dhe ku u dhanë 8 masa sigurie, 6 prej të cilave u ekzekutuan.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi u lanë në arrest shtëpie, ndërsa dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndj të cilëve është dhënë masa e arrestit në burg, janë shpallur në kërkim. Të përfshirë janë edhe Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta, si edhe zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili u pezullua nga detyra. Të përfshirët SPAK i akuzon se kanë vepruar si grup kriminal.

Në pjesën e dosjes së publikuar nga Bardhi, shpjegohet se si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vepronin për të përfituar në mënyrë të paligjshme fondet e marra nga kontratat publike me AKSHI. Në dosje thuhet se nga hetimet e kryera, të përfshirët, kanë organizuar dhe implementuar një skemë për paracaktimin e fituesve në procedurat e paligjshëm të fondeve publike që rrjedhin nga pagesat lidhur me kontratat publike të prokuruara.

Kjo skemë, sipas Prokurorisë, konsiston në përcaktimin e paligjshëm të kritereve konkurruese për procedurat e prokurimit, të cilat vendoseshin me qëllim për për përjashtimin nga gara të operatorëve ekonomikë ofertues dhe paracaktimin e fituesit duke nxjerrë arsye të ndryshme për skualifikim.

Po ashtu në pjesën e publikuar zbardhen disa biseda të Agasit, i cili flet për një projekt dhe thotë që “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4″.

Në një moment tjetër, ai shton: “Tja them…ka një gjë që, i them Kapos ë e ka gjithë një raport”.

Reagimi i Bardhit:

Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjetë dhe është në hall të madh. Largimi i tij i menjëhershëm është shpëtimi i vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka kryer genocid ndaj Buxhetit të Shtetit dhe parave të qytetarëve shqiptarë!

Dosja e AKSHI-t provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera. Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës.

Logjika që ndiqet është se, nëse shërbimi kushton 2 milion, fondi limit bëhet 4 milion. Pra, taksa e korrupsionit merret po nga paratë e Buxhetit të Shtetit, jo nga vlera e fitimit të kompanive private.

Sipas SPAK-ut vetëm për 9 muaj, për periudhën 11.12.2024-26.9.2025, përmes kësaj skeme, vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi, krahu i djathtë i lidhjeve me krimin e organizuar i Edi Ramës, ka përfituar plot 30.2 milion euro. Po po, 30.2 milion euro për 9 muaj ka përfituar taksë korrupsioni vetëm nga AKSHI, për një tender sekret që fondin limit ia kanë caktuar 60 milion euro.

Kjo nuk është vjedhje! Ky është genocid ndaj Buxhetit të Shtetit. Prandaj nuk kanë fonde për të rritur pensionet dhe pagat. Prandaj nuk kanë fonde për t’u dhënë punonjësve të shtetit shpërblim për fundvit, prandaj s’kanë fonde për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Këta nuk janë Qeveri. Këta janë një bandë që ka marrë peng vendin përmes një Kryeministri të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ndryshe nga Belinda Balluku që e quante “Palloshi i gjatë”, Ergys Agasi e respektonte dhe e quante “Kapo”! Prandaj, ka nisur pengimin e drejtësisë, sepse e ka kuptuar që ka rënë në rrjetën e drejtësisë, në mos si “Palloshi i gjatë”, ka rënë si “Kapo”!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk jemi 18 vjec me rene ne dashuri seno dhe angelo komentojne vajzat e bbv5 lorna me pelqen shume me vjen keq per 694839d222467
Lajmi i mëparshëm

“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për…

lajm i mire per klubet evropiane 69484cd3bc38f
Lajmi i radhës

Lajm i mirë për klubet evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë