barbara palvin perfundon ne spital 68a36e559cb53

Barbara Palvin përfundon në spital

August 18, 2025
1 minut lexim

Modelja hungareze, Barbara Palvin, ka përfunduar në spital.

Ajo postoi disa foto nga dhoma e spitalit në Instagram dhe shpjegoi se çfarë ndodhi.

“Për vite me radhë kam luftuar me vështirësitë që vijnë me periodat e mia – lodhje, dhimbje të forta, gjakderdhje dhe çrregullime, netë pa gjumë në dyshemenë e banjës. Mendoja se ishte normale për mua”, filloi ajo.

“Shkoj rregullisht në kontrolle gjinekologjike çdo vit dhe mendoja se nëse do të kisha endometriozë, do ta dija që më parë. Por doli që endometrioza nuk mund të diagnostikohet me ekzaminime të përgjithshme. Tre muaj më vonë, përfundova duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas operacionit, më në fund pata një cikël më të lehtë dhe tani e di ndryshimin”, shtoi tutje.

Ajo u dha këshilla grave që kanë simptoma të ngjashme

“Nëse dyshoni se mund të keni endometriozë, ju inkurajoj të bëni një kontroll. Më ka ndihmuar shumë dhe jam mirënjohëse që e bëra. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm janë shumë të rëndësishëm për të parandaluar ndërlikimet afatgjata, dhe tani jam më e vetëdijshme për trupin tim dhe e gatshme të reagoj shpejt nëse është e nevojshme”.

“Kjo është arsyeja pse kam pushuar në tre muajt e fundit, për t’u rikuperuar plotësisht. Jam e emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time dhe tani jam gati të kthehem në punë”, përfundoi aktorja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha akuzon cekun per shantazh politik me ndihmen e prokurorise 68a36d2f4061f
Lajmi i mëparshëm

Berisha akuzon Çekun për shantazh politik me ndihmën e prokurorisë

ash taravari prezanton piken e tete nga platforma kombetare decentralizimi i administrates publike dhe siguria publike 68a3727cc3cf9
Lajmi i radhës

ASH-Taravari prezanton pikën e tetë nga Platforma Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike

Të fundit nga

ShkoLartë