baraliu kurti nuk mund te rimandatohet por dikush nga subjekti i tij po 69015425b5f68

Baraliu: Kurti nuk mund të rimandatohet, por dikush nga subjekti i tij po

October 29, 2025
1 minut lexim

Profesor i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka folur rreth rimandatimit të Albin Kurtit si kryeministër.

Ai tha se Kurti nuk ka më mundësi, mirëpo dikush tjetër nga subjekti i njëjtë mundet.

“Ajo që rezulton nga formulimi përkatës i normës kushtetuese, dispozitës së nenit 95 pra, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është se nuk rezulton të ketë mundësi i njëjti kandidat dy herë”, ka thënë Baraliu në Edicionin Special.

“Por, ka mundësi një kandidat tjetër, do të thotë i dyti, nga i njëjti subjekt politik, nëse natyrisht dëshmon para presidentes së vendit që ka arritur t’i mbledhë fillimisht 40 nënshkrime, pastaj për seancë, dhe më pas edhe 61 vota të sigurta për të krijuar një minimum të shumicës së qeverisë dhe për të formuar kabinetin qeveritar”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptaret e hoffenheimit eliminohen nga kupa e gjermanise hajdari deshton nga penalltia 69015413ca44b
Lajmi i mëparshëm

Shqiptarët e Hoffenheimit eliminohen nga Kupa e Gjermanisë! Hajdari dështon nga penalltia

video vrau me thike 42 vjecarin per nje foto me kalin dalin pamjet e arrestimit te kristo memes ne berat 690154c4d305a
Lajmi i radhës

Video/ Vrau me thikë 42-vjeçarin për një foto me kalin, dalin pamjet e arrestimit të Kristo Memës në Berat

Të fundit nga

ShkoLartë