banoret e teteks 1 bashke me bilall kasamin diskutojne per kapitullin e dyte dhe zhvillimin e tetoves 68d8f3584522c

Banorët e Teteks 1 bashkë me Bilall Kasamin diskutojnë për Kapitullin e Dytë dhe zhvillimin e Tetovës

September 28, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë kryetari aktual i komunës së Tetovës dhe kandidat për një mandat të ri, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën Besar Durmishi, zv.ministrin e Kulturës Sedat Sulejmani, si dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, zhvilluan një takim informativ dhe miqësor me banorët e lagjes Teteks 1.

Takimet e këtij lloji me qytetarët janë një nga forcat kryesore të ekipit të Kasamit. Gjatë diskutimeve, u trajtuan projektet e realizuara deri tani, sfidat aktuale, pritshmëritë e banorëve, si dhe planet e ardhshme për zhvillimin e Tetovës, me fokus në një qytet më të pastër, më të organizuar dhe më modern.

Banorët e lagjes Teteks 1 shprehën vendosmërinë që më **19 tetor** të zgjedhin opsionin që do t’i japë hov zhvillimit të qytetit. Së bashku me ta dhe gjithë qytetarët e tjerë, Kasami dhe ekipi i tij synojnë të vazhdojnë ndërtimin e një Tetove më të zhvilluar dhe të gjithëpërfshirëse.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bora zemani nis emisionin me fjale ngushelluese per gjestin dhe familjen e tij pas humbjes se vellait 68d8ef3222d06
Lajmi i mëparshëm

Bora Zemani nis emisionin me fjalë ngushëlluese për Gjestin dhe familjen e tij pas humbjes së vëllait

mexhiti cairi ka dhene shume per shkupin tani eshte koha ti kthehet borxhi 68d90073078d0
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi ka dhënë shumë për Shkupin, tani është koha t’i kthehet borxhi

Të fundit nga

ShkoLartë