banoret e shtepive ankohen per eren e keqe nga koshat e stermbushur te mbeturinave qe nuk pastrohen rregullisht 6881148c33660

Banorët e shtëpive ankohen për erën e keqe nga koshat e stërmbushur të mbeturinave që nuk pastrohen rregullisht

July 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 korrik – Erë e keqe kundërmon nga koshat e plehrave për shkak të mbeturinave të grumbulluara, të cilat akoma nuk ishin pastruar nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” në momentin që ekipi i Alsat ishte në terren. Disa nga banorët e një lagjeje të Komunës së Butelit ankohen se koshat nuk zbrazen rregullisht pavarësisht se kjo duhet të ndodhë dy herë në javë.

“Tashmë një javë jam këtu vetëm një herë i kanë marrë më duket. Unë shpesh herë kam bë video privat me telefon, mbeturina plot afër shkollës. Nëse nuk mblidhen dy javë mund të përhapet ndonjë epidemi, ndonjë sëmundje”, tha një qytetar.

“Është vështirë të fajësosh ose cilin ta fajësosh mirëpo nuk është mirë, shiko koshat janë plot megjithatë njerëzit punojnë, siç i shoh. Në këto temperatura të larta shumë gjëra janë problem, shëndeti i njerëzve e të tjera, mirëpo mbeturinat, të gjithë e dimë, na ngulfat. Jo vetëm erë e keqe por edhe përhapje infeksionesh”, u shpreh një qytetar.

Disa banorë të tjerë, koshat e të cilëve tashmë ishin pastruar thonë se punonjësit komunal angazhohen varësisht kushteve dhe mjeteve që kanë në dispozicion.

“Për mbledhësit e mbeturinave nuk mund të them asgjë. Vërtet, vetëm me një kamion punojnë gjithçka. Vetëm me një kamion çfarë mund të mbërrijnë në gjithë këtë rrugë dhe tjetrën. Aq sa kanë mundësi punojnë”, deklaroi një qytetare.

Sipas drejtuesve të Higjienës Komunale, zbrazja e koshave realizohet rregullisht në të gjitha vendbanimet. Nga ky institucion thonë se vonesat mund të ndodhin vetëm në rast të defektit të ndonjë makine. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen zhvillimi po behet realitet nisin punimet per rikonstruktimin e rruges ne trebosh 68810f67aed5c
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Zhvillimi po bëhet realitet, nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës në Trebosh

aktivistja greta thunberg proteston ne tirane 68811dec4e9e2
Lajmi i radhës

Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë