19
Shkup, 7 korrik – NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, ka informuar publikun se edhe krahas apeleve dhe masave të ndërmarra të përditshme, vazhdon konsumi enorm i rritur i ujit, veçanërisht pasdite, që mesatarisht arrin mbi 350.000 m3 në nivel ditor, gjë që shkakton dëmtim të stabilitetit të sistemit të furnizimit me ujë.
Banorët e Shkupit për një ditë harxhuan sa 140 pishina olimpike me ujë ose mesatarisht secili nga 664 litra.
“Si pasojë e gjithë kësaj, po përballemi me ndërprerje në furnizimin me ujë në zonat më të larta në disa pjesë të qytetit”, theksojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.
Konsumi është shkaktuar nga harxhimi i pakontrolluar i ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e makinave dhe për mbushjen e pishinave.
Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup, u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të qytetit të Shkupit që ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme dhe racionale, dhe nëse vërejnë ndonjë kyçje të paligjshme, ta raportojnë atë në numrin 02 3073 010, [email protected] ose www.vodovod-skopje.com.mk.
“Me kyçjet e paligjshme i shkaktohet dëm të drejtpërdrejtë sistemit për furnizim me ujë dhe cilësisë së furnizimit me ujë për të gjithë shfrytëzuesit e qytetit të Shkupit”, potencojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.
Nëse marrim parasysh se sipas të dhënave nga Regjistrimi i fundit i vitit 2021, në Shkup jetojnë 526.502 banorë, atëherë çdo banor konsumon mesatarisht më shumë se 664 litra ujë në ditë.
Si për krahasim, nëse marrim parasysh se një pishinë olimpike me përmasa 50 me 25 metra dhe thellësi prej 2 metrave mbledh 2.500.000 litra ujë, ndërsa në Shkup u harxhuan 350.000.000 litra, atëherë banorët e Shkupit për një ditë harxhuan rreth 140 pishina olimpike me ujë.
Burimi: zhurnal.mk


