banoret e perlepnices kmetocit shilloves mireshit e verbices dhe komunitetet paraqesin kerkesat e tyre 6888badf2c200

Banorët e Përlepnicës, Kmetocit, Shillovës, Mireshit e Vërbicës dhe komunitetet paraqesin kërkesat e tyre

July 29, 2025
1 minut lexim

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028.

Dëgjimi është mbajtur në Përlepnicë, ku ishin edhe përfaqësues të këshillave të fshatrave dhe banorë të fshatrave Kmetoc, Shillovë, Miresh e Vërbicë, të cilët kanë prezantuar projektet e tyre.

Derisa dëgjimi tjetër është mbajtur me komunitetet jo shumicë në qendrën rinore të qytetit, ku përfaqësuesit e komuniteteve kanë propozuar realizimin e disa projekteve jetike për banorët.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, para pjesëmarrësve tha se janë aty për konsultime me banorët të cilët mund të paraqesin projektet e tyre që duan të realizohen në lokalitetet e tyre.

Ai tregoi se buxheti i vitit 2026 pritet të jetë mbi 41 milionë euro.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se janë këtu për të marr kërkesat e qytetarëve lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet e ardhshme,

Ajo inkurajon qytetarët që të japin propozimet e tyre për të ardhmen e vendbanimeve të tyre se çfarë duan të realizohet.

Sipas saj vetëm në këtë formë rritet besimi në institucionin e komunës.

Edhe nënkryetari për komunitete Kadir Hyseini, tha se dëgjimet buxhetore kanë rëndësi të madhe, pasi që kërkesat e qytetarëve sidomos ato të komuniteteve do të jenë në buxhetin e viteve të ardhshme.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se qëllimi i konsultimeve është pranimi i kërkesat e banorëve e të cilat do inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme 2026-2028.

Në takim ishte edhe këshilltarja komunale e LVV-së Krenare Latifi Kçiku dhe zyrtarë nga Drejtoria për Buxhet e Financa.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Demos/Helvetas dhe OSCE-ja.

Sinqerisht Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Qytetarët do t’i bëjnë vetingun e fundit BDI-së dhe ti përcjellim në histori (VIDEO)

8 sekrete nga dasma mbreterore e princeshes diana dhe princit charles 6888bc0ad9879
Lajmi i radhës

8 sekrete nga dasma mbretërore e Princeshës Diana dhe Princit Charles

Të fundit nga

ShkoLartë