banoret e koliqit protestojne sot per shkak te nderprerjeve te shpeshta te rrymes 696c9610b3208

Banorët e Koliqit protestojnë sot për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës

January 18, 2026
1 minut lexim

Banorët e fshatit Koliq, në Komunën e Prishtinës, kanë paralajmëruar se sot, duke filluar nga ora 14:00, do të organizojnë një protestë për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat po u shkaktojnë vështirësi të vazhdueshme në jetën e përditshme.

Protesta do të jetë paqësore dhe do të mbahet pranë trafos së fshatit, si një formë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e qytetarëve ndaj gjendjes aktuale me furnizimin me energji elektrike.

Banorët thonë se ndërprerjet janë bërë të shpeshta dhe të gjata, duke ndikuar negativisht në aktivitetet familjare, bujqësore dhe ekonomike të zonës.

Sipas tyre, pavarësisht ankesave të përsëritura drejtuar institucioneve përkatëse, problemi ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Përmes kësaj proteste, banorët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet kompetente dhe ndërmarrjen e masave konkrete për një furnizim të qëndrueshëm dhe të rregullt me energji elektrike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne alpet austriake orteku ua merr jeten pese skiatoreve jashte pistes 696c8f3453ed0
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiatorëve jashtë pistës

selena gomez mahnit fansat duke ndare nje selfie te rralle pa grim 696c973290ec0
Lajmi i radhës

Selena Gomez mahnit fansat duke ndarë një ‘selfie’ të rrallë pa grim

Të fundit nga

ShkoLartë