banoret e bresalcit po perballen me nderprerje te shpeshta te rrymes 68f3f4cfac440

Banorët e Bresalcit po përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

October 18, 2025
1 minut lexim

Punime të shumta në rrjet e detyrojnë KEDS-in të shkëpusë energjinë elektrike, gjë që pos shqetësimeve shkakton edhe dëme si në amvisëri ashtu edhe te bizneset.

Fshati Bresalc i Gjilanit ka kohë që është në hall me ndërprerjet e shpeshta të rrymës.

Ndërprerjet thuajse të përditshme të energjisë elektrike për fabrikën që merret me riciklimin e mbetjeve të plastikës, pasqyrojnë dëme të rënda.

“Këtë biznes e ushtroj që 14 vite. Bëj riciklimin e mbetjeve të plastikës dhe i kthej në produkt final. Bëj ambalazh të ndryshme nga plastika. Që dy vjet kam ardhur në Bresalc, por kur kam ardhur këtu, ka shumë probleme me rrymë. Rryma ndalet çdo ditë. Te fabrika e plastikës nëse një minutë ndalet rryma, neve na kthen deri në orë mbrapa. Çdo ndalje neve na kushton 300 deri në 500 euro”, ka thënë Xhevdet Neziri, pronar i fabrikës për riciklim të mbetjeve të plastikës

Pavarësisht se faturat e energjisë elektrike, paguhen në rregull, dëmet që shkakton ndërprerja e energjisë elektrike, shpesh edhe nga dhjetë herë brenda ditës, konsiderohen të mëdha, dhe për këtë askush nuk merr përgjegjësi.

“Ne si zonë dhe si banorë e biznese po kërkojmë të na bëhet një ndarje. Për shembull kur ka problem pjesa e Zhegovcit, një shtëpi me pas problem, neve na ndalin rrymën edhe te fabrika jonë. Unë vazhdimisht e thërras KEDS-in dhe ata na thonë se na vije keq do të dalim me e rregulluar”, ka shtuar Neziri.

Hallin e njëjtë e kanë edhe banorët dhe bizneset e tjera në Bresalc.

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike dhe rryma e dobët, sipas banorëve, shkaktojnë dëme edhe në pajisje dhe aparatura shtëpiake.

“Në lagjen time mbi 5 mijë euro janë dëme. Edhe i kanë vlerësuar dëmet, kur ka ardhur koha me i dorëzuar dëmet na thanë se duhet me i dërguar përmes gjykatës”, ka thënë Haxhi Kurti, kryetar i fshatit.

Në përgjigjen e KEDS-it rreth gjendjes në Bresalc të Gjilanit, thuhet se pas prishjeve kanë intervenuar dhe ua kanë kthyer furnizimin. Asgjë më tepër lidhur me shkaqet e kësaj ndërprerjeje të shpeshtë, apo rreth investimeve që duhet bërë kjo kompani në këtë zonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moment i tmerrshem kur shperthen zjarr ne nje aeroplan qe fluturonte ne 10000 metra lartesi nga kina ne korenw e jugut 68f3edf338776
Lajmi i mëparshëm

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarr në një aeroplan që fluturonte në 10,000 metra lartësi nga Kina në Korenw e Jugut

qe kur e dashura ime ndoqi nje seminar joshjeje ajo eshte fiksuar me nje pozicion te vecante 68f3f5f504f02
Lajmi i radhës

“Që kur e dashura ime ndoqi një seminar joshjeje, ajo është fiksuar me një pozicion të veçantë…”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë