bankers leshonte fatura fiktive dosja e prokurorise se fierit faturuar 100 sherbim stand by pa kryer asnje sherbim 688f664d249fe

Bankers lëshonte fatura fiktive, dosja e prokurorisë së Fierit: Faturuar 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

August 3, 2025
1 minut lexim

Dosja hetimore e Prokurorisë së Fierit për kompaninë koncesionare që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier, liston një seri shkeljesh të rënda me pasoja të mëdha financiare në dëm të shtetit.

Kompania e cila ka nxjerrë dhe shitur mbi 5 miliardë dollarë naftë bruto nuk ka paguar asnjë taksë dhe kjo sipas prokurorisë është bërë duke rritur në mënyrë fiktive faturat. Ndërkohë që s’ka paguar taksat, Bankers Petroleum ka marrë para si rimbursim i TVSH nga shteti.

Prokuroria në dosjen e saj liston shkeljet ligjore të cilat janë identifikuar me ulje të kreditimit të TVSH-së Në dosje thuhet se në furnizimin e transportit të mallrave është konstatuar se faturat e lëshuara për këto furnizime. nuk janë lëshuar në momentin e kryerjes së shërbimit. pra në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

Nga verifikimi analitik i blerjeve rezulton se: faturat e blerjes nuk paraqesin të dhëna identifikuese të mjaftueshme për mallrat e blerë, apo elementët që duhet të plotësohen si në faturë apo edhe në dokumenta shoqërues, mbi bazën e të cilave të vërtetohet saktësia e deklarimeve të shoqërisë.

Këto kërkesa janë edhe më të domosdoshme në rastin kur blerjet me tre fatura të njëpasnjëshme janë kryer brenda së njëjtës datë për artikuj të natyrës së njëjtë. E njëjta shkelje edhe me punimet e kryera në ndërtim e faturuar vetëm vlera e ditëgadishmërisë dhe për këtë periudhë, nuk është kryer asnjë shërbim nga kjo kompani.

Në këto kushte, faturimi i ditëve pezull nuk është kryer në funksion të aktivitetit për të cilin shoqëria është parashikuar. Për periudhën e mësipërme, kjo shoqëri ka faturuar 100% shërbim “Stand by”, pra duke mos kryer asnjë shërbim në funksion të aktivitetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti fillon transformimi i cairit te vjeter investim prej 37 milione denaresh 688f5cb13bb7c
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Fillon transformimi i Çairit të Vjetër, investim prej 37 milionë denarësh

i gjate 240 centimetra me numrin e kepuces 57 5 688f6689a79bc
Lajmi i radhës

I gjatë 240 centimetra, me numrin e Këpucës 57.5

Të fundit nga

ShkoLartë