banka popullore po ruhet qasja e kujdesshme ne zbatimin e politikes monetare normat e interesit te pandryshuara 6889ec95ca664

Banka Popullore: Po ruhet qasja e kujdesshme në zbatimin e politikës monetare, normat e interesit të pandryshuara

July 30, 2025
min lexim

Shkup, 30 korrik – Normat e interesit mbeten të pandryshuara, përkatësisht norma e interesit për bonot e thesarit mbetet në nivelin prej 5.35 për qind, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7-të ditore në nivelet prej 3.95 për qind dhe 4 për qind. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt gjithashtu do të mbetet i pandryshuar, përkatësisht do të arrijë në 10 miliardë denarë, vendosi Bordi ekzekutiv për politikë monetare të Bankës Popullore.

Me këtë vendim, siç shpjegojnë ata, ruhet qasja e kujdesshme ndaj kryerjes së politikës monetare konform kushteve në ekonomi dhe rreziqet që dalin nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm.

“I gjithë grupi i masave deri më tani- normat aktuale të interesit, ndryshimet në kërkesat e rezervave dhe masat makroprudenciale të aplikuara mëtojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afatmesëm dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të denarit kundrejt euros”, thonë nga Banka Popullore.

Rekomandimi i Bankës Popullore është që me kujdes të ndiqet inflacioni. “Rreziqet për dinamikën e ardhshme të inflacionit ende ekzistojnë dhe lidhen me pasigurinë e vazhdueshme nga mjedisi i jashtëm në ndryshim, por edhe nga faktorët e brendshëm që ndikojnë në kërkesë, thonë nga Banka qendrore.

Situata në tregun e këmbimit valutor është stabil dhe në fund të qershorit, niveli i tyre arriti 4,697.6 milionë euro, që sipas vlerësimeve të Bankës Popullore është i mjaftueshëm për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të monedhës vendase.

“Lidhur me të dhënat e fundit të disponueshme nga sektori i jashtëm, realizimet e tregut të këmbimit valutor deri në qershor tregojnë hyrje neto nga transfertat private që janë konform pritjeve sipas projeksionit të prillit, ndërsa deficiti tregtar i realizuar në prill dhe maj tani për tani është më i ulët se parashikimet për tremujorin e dytë. Në tremujorin e parë të vitit 2025, flukset e bilancit të pagesave janë afër pritshmërive”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, nga Banka Popullore vlerësojnë se të dhënat me frekuencë të lartë në dispozicion për tremujorin e dytë të këtij viti, madje tregojnë kryesisht përshpejtim të rritjes ekonomike të mbështetur nga zhvillimet e favorshme në ndërtim, industri dhe hoteleri, por se rreziqet për rritje në periudhën e ardhshme nga mjedisi i jashtëm janë kryesisht në rënie, gjë që lidhet me paparashikueshmërinë e lartë në kushte të tensioneve gjeopolitike dhe tregtare. Sa i përket mjedisit të brendshëm, fushëveprimit dhe dinamikës me të cilën do të zbatohen projektet e infrastrukturës vendase janë disa nga faktorët më të rëndësishëm që do të ndikojnë në ritmin e rritjes së ekonomisë vendase”, kanë thënë nga Banka Popullore.

Realizimet në sektorin monetar tregojnë mbështetje të vazhdueshme të fuqishme kreditore për ekonominë e cila është mbi dinamikën e pritur. Në qershor, depozitat dhe kreditë shënuan norma solide të rritjes të cilat janë më të larta se projeksionet e prillit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas termetit 8 8 balle ne rusi shperthen vullkani klyuchevskoy reja e hirit arrin lartesi 3 km mbi nivelin e detit 6889e98966906
Lajmi i mëparshëm

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

pyetjet e veliajt nga burgu a po perdoret ky hetim mbi mua si nje eliminim politik 6889ee3994187
Lajmi i radhës

Pyetjet e Veliajt nga burgu: A po përdoret ky hetim mbi mua si një eliminim politik?

Të fundit nga

ShkoLartë