banka e shqiperise nga te paktat qe mund te quhet institucion me plot gojen rama na perfaqeson si model ne boten e zhvilluar dhe tryezen e be 691303d8282ef

“Banka e Shqipërisë nga të paktat që mund të quhet institucion me plot gojën”- Rama: Na përfaqëson si model në botën e zhvilluar dhe tryezën e BE

November 11, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Bankën e Shqipërisë si një nga institucionet më të konsoliduara dhe më të besueshme të shtetit shqiptar.

Në Konferencën me rastin e 100 vjetorit të themelimit të BSH, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit.

Sipas tij, nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për shumë institucione të tjera të cilat ende janë “në proces formimi dhe konsolidimi”.

Mendoja që BSH është në mos i vetmi ndër shumë të paktit institucione të Republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarde që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe që bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe tryezën e BE. Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për institucione të tjera që janë në formim e sipër.

Do të ishte e dobishme, që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të BSH për tu formësuar dhe konsoliduar si institucion të merrej përsipër dhje të shkruhej për tu dhënë të tjerëve një pasqyrë si u ngrit një institucion i tillë që sot është një institucion i integruar në botën ku jetojmë, dëshmi e thjeshtë e këtij fakti ishin edhe dy adresimet e bërë nga dy personalitete që përfaqësojnë botën e zhvilluar ku operon BSH.

Fara e mbjellë në 1913 bëri që BSH të lindte dhe edhe pse historia edhe me BSH nuk ka qenë bujare ashtu si me gjithë institucionet e tjera, e përsëris që për arsye që do duhej të studioheshin, ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

86 miliarde e eshte rritur borxhi i qytetareve dhe kompanive ndaj bankave ne maqedonine e veriut 691301d60b190
Lajmi i mëparshëm

8,6 miliardë € është rritur borxhi i qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave në Maqedoninë e Veriut

performancat e jashtezakonshme te luka modric milani mund ti rinovoje kontraten ne fund te sezonit 6913043922f3d
Lajmi i radhës

Performancat e jashtëzakonshme të Luka Modriç, Milani mund ti rinovojë kontratën në fund të sezonit

Të fundit nga

ShkoLartë