banka e shqiperise do te rishikoje menyren e menaxhimit te kredive me probleme 69090476adb2a

Banka e Shqipërisë do të rishikojë mënyrën e menaxhimit të kredive me probleme

November 3, 2025
1 minut lexim

Banka e Shqipërisë po rishikon vendimet për administrimin e rrezikut për sektorin bankar, për ta përshtatur atë me standardet e reja dhe me praktikën e ndjekur nga institucionet mbikëqyrëse europiane.

Ndryshimet do të bëhen edhe në kuadër të ndryshimit të raportimit financiar për qëllime mbikëqyrjeje, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Ndryshimi më thelbësor do të lidhet me mënyrën e llogaritjes së fondeve rezervë për humbjet nga kreditë. Aktualisht, sipas kuadrit rregullator që aplikon Banka e Shqipërisë, klasifikimi i kredive me probleme që llogariten për to bëhet kryesisht bazuar në vonesat kohore në shlyerjen e tyre.

Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, klasifikimi i kredive mbështetet mbi analizën e gjendjes financiare dhe aftësive të pritshme paguese të huamarrësit.

Gjithashtu, IFRS-të mundësojnë edhe zbritjen e vlerës së kolateralit nga humbja e pritshme, duke çuar përgjithësisht në vlera më të ulëta të shpenzimeve për provigjione. Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, pritet që drafti i rregullores së re të jetë gati brenda këtij viti.

Përdorimi i një standardi të dyfishtë të raportimit financiar prej vitesh është një shqetësim për sektorin bankar në Shqipëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dj i famshem surprizon me deklaraten per katy perry dhe justin trudeau 6908f1d306c3a
Lajmi i mëparshëm

DJ i famshëm surprizon me deklaratën për Katy Perry dhe Justin Trudeau

slot ndeshja me real madridin eshte test i madh per ne 690904d3b0333
Lajmi i radhës

Slot: Ndeshja me Real Madridin është test i madh për ne

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë