banda e rames ulsit dhe balles me rrembeu dje djalin protestuesi thirrje nga protesta te arrestohet bodyguardi i manjes saimir kuka 6a4812b2cf314

“Banda e Ramës, Ulsit dhe Ballës më rrëmbeu dje djalin”/ Protestuesi thirrje nga protesta: Të arrestohet bodyguardi i Manjës, Saimir Kuka!

July 3, 2026
1 minut lexim

Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka ngritur akuza të forta ndaj drejtuesve të qeverisë dhe ka kërkuar arrestimin e truprojës së ministrit Ulsi Manja, duke iu referuar ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së një dite më parë.

Në fjalën e tij, protestuesi tha se mbërriti me vonesë në tubim pasi ishte angazhuar me çështjen e djalit të tij, për të cilin pretendoi se u arrestua në mënyrë të padrejtë.

“Ju kërkoj falje që erdha pak me vonesë, por isha me arsye, sepse një bandë, me në krye Ulsi Manjën, e nxitur nga Taulant Balla dhe kreu i bandës Edi Rama, ma grabiti djalin, i cili po pinte kafe në një lokal,” u shpreh ai.

Protestuesi pretendoi se gjatë ngjarjeve të së enjtes janë shkelur procedurat ligjore dhe akuzoi policinë se nuk ka ndërhyrë.

“Dje u shkel ligji me grabitjen e çunave tanë. Policia bënte sehir,” deklaroi ai.

Në vijim, ai kërkoi arrestimin e truprojës së ministrit të Drejtësisë, për të cilin pretendon se është përfshirë në incident.

“Të arrestohet bodyguardi i Ulsi Manjës, Saimir Koka. Ju erdhi fundi,” tha protestuesi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kfor i per ushtrimin me polici eulex ame dhe fsk testoi kapacitetet ne menaxhimin e krizave 6a48123323ce8
Lajmi i mëparshëm

​KFOR-i për ushtrimin me Polici, EULEX, AME dhe FSK: Testoi kapacitetet në menaxhimin e krizave

mbi 100 pasagjere semuren ne nje anije turistike ne shba dyshohet per norovirus 6a481311dda65
Lajmi i radhës

Mbi 100 pasagjerë sëmuren në një anije turistike në SHBA, dyshohet për norovirus

Të fundit nga

ShkoLartë