banda e lalzit berisha nga kuvendi nuk keni te drejte te merreni me buxhet ju rama sali po te bien pantallonat ik tani 6afd79a01b3cc

“Banda e Lalzit”/ Berisha nga Kuvendi: Nuk keni të drejtë të merreni me buxhet ju. Rama: Sali po të bien pantallonat, ik tani

November 18, 2026
1 minut lexim

Kryedemokrati Sali Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare.

Duke iu drejtuar mazhorancës me epitetin “Banda e Lalzit”, Berisha shprehu se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për të diskutuar apo miratuar buxhet, pasi sipas tij është e dalë nga zgjedhje të plaçkitura.

“Banda e Lalzit, çdo gjë mund t’u dukeni shqiptarëve, vetëm zyrtarë nuk iu dukeni më. Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me buxhet ju, nuk keni legjitimitet, keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin.

Çfarë buxheti do të miratoni ju, 10 miliardë vjedhje. A e dini se Eurostati deklaroi se të ardhurat janë rritur dhe varfëria është shtuar. Shqiptarët blejnë me çmime që janë 110% të çmimeve europiane. Sepse padrino me kartelet ka zhytur Shqipërinë, a e dini ju pse janë rritur të ardhurat, se raporti lek-dollar është në qiell. Çfarë do t’u bëni ju më keq shqiptarëve, se t’ua rrisni taksat, doni t’i përzini?

Po jeni ju ata që do të përziheni, do të shkoni aty ku keni vendin”, u shpreh Berisha.

Në fund të fjalës së kreut të opozitës, nga vendi kryeministri Rama dëgjohet t’i ketë thënë: Sali, po të bien pantallonat, ik tani

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jakup krasniqi niset drejt kosoves 6afd79421ee9f
Lajmi i mëparshëm

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës

embargoja e vuciqit nuk e ndali eksportin e armeve nga serbia 6afd79d8c2069
Lajmi i radhës

Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

Të fundit nga

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës

Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ardhja e Krasniqit në Kosovë
ShkoLartë