balotazhi sot perfundon votimi me poste 690ef3a07c729

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

November 8, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, se periudha e votimit përmes postës do të përfundojë sot.

Gjithashtu, KQZ-ja ka njoftuar një ditë më parë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

“Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të padorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kotrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime”, ka njoftuar KQZ-ja përmes një njoftimi në Facebook.

Të dielën e 9 nëntorit votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Balotazhi mbahet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas Listës së Votuesve të publikuar nga KQZ, pas përditësimit të të dhënave me votuesit e rinj dhe pas largimit të personave të vdekur si dhe të atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672, pra vetëm 543 votues më shumë se në raundin e parë.

Rundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot heshtje zgjedhore te dielen votohet ne 5 bashki ne gare 13 kandidate 334 mije qytetare votojne per kryetaret e rinj 690ef334b8acd
Lajmi i mëparshëm

Sot heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki, në garë 13 kandidatë. 334 mijë qytetarë votojnë për kryetarët e rinj

reshje te dendura shiu shtrengata dhe debore ne zonat malore parashikimi i motit per kete te shtune 690ef4435add3
Lajmi i radhës

Reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Të fundit nga

ShkoLartë