balluku operacionet ne aeroportin nderkombetar te tiranes po vijojne normalisht 695ea031bd1de

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

January 7, 2026
1 minut lexim

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht deri në këto momente, pavarësisht kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri të ditur se situata meteorologjike ka shkaktuar në disa raste shmangie apo vonesa gjatë uljes së avionëve, ndërsa Shërbimet e Lundrimit Ajror janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të lindë nga përkeqësimi i mundshëm i motit në orët në vijim.



“Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes. Shërbimet e Lundrimit Ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve gjatë orëve në vijim”,tha Balluku.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rubio takim me zyrtaret daneze javen e ardhshme sekretari i shtetit shmangu komentin mbi mundesine e nderhyrjes ushtarake ne groenlande 695e9d067b850
Lajmi i mëparshëm

Rubio takim me zyrtarët danezë javën e ardhshme, Sekretari i Shtetit shmangu komentin mbi mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Groenlandë

kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakeve te vrare gjate arrestimit te maduros 695ea1422f6b5
Lajmi i radhës

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

Të fundit nga

ShkoLartë