balluku makineri korruptive dhe e krimit te organizuar belind kellici personi qe ka zbatuar proceduren korruptive ne tunelin e llogarase 69107cf59a253

“Balluku, makineri korruptive dhe e krimit të organizuar”- Belind Këlliçi: Personi që ka zbatuar procedurën korruptive në tunelin e Llogarasë

November 9, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur dyshime se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Erion Veliajn mund të jetë ndikuar politikisht nga kryeministri Edi Rama, për shkak të situatës që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK.

Për News24, Këlliçi tha se Balluku është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ramës që prej kohës kur ai ishte kryetar bashkie, duke theksuar se “goditja ndaj saj është goditje direkte për Edi Ramën”.

Sipas tij, Balluku ka luajtur një rol kyç në aferën e njohur si “Tuneli i Palloshit”, që lidhet me projektin e tunelit të Llogarasë, ndërsa akuzoi se procedurat për këtë projekt janë ndarë “sipas ndjesive” të saj.

“Unë kam dyshimet e mia se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i dirigjuar nga Rama për shkak të situatës që i ndodhi me Ballukun, drejtuesen politike për Tiranën. Ogerta Manastirliu ishte fytyra, ndërsa makineria korruptive, elektorale, e parave, e krimit të organizuar dhe shantazhit ishte Belinda Balluku dhe me goditjen që i ndodhi Ballukut pozitat dhe situata nuk ishin të njëjta.

Balluku është personi më i afërt i Edi Ramës që në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe njeriu që ai ka patur udhëtimin e tij politik. Goditja për Ballukun është e drejtpërdrejtë për Edi Ramën. Nga ana tjetër shpalosja e aferës së “Tunelit të Palloshit”, sic Balluku e quan Ramën…Balluku kërcënon Edi Ramën, Rama nuk ka dashur ta rikonfirmojë në detyrë, por aferat e përbashkëta e kanë detyruar Ramën që të zbatojë kërkesën e Ballukut për ta rikonfirmuar në detyrë. Është Balluku që ka qenë personi që ka zbatuar procedurën korruptive të Tunelit të Llogarasë, ajo ndan procedurën sipas ndjesive”, tha Këlliçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jam strateg ne ato lloj situatash stresi flet per here te pare per momentin me jozin 69106a561a16e
Lajmi i mëparshëm

‘Jam strateg në ato lloj situatash’/ Stresi flet për herë të parë për momentin me Jozin

roshi shkelqen ne turqi 69107d5be01e8
Lajmi i radhës

Roshi shkëlqen në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë