balluku e pezulluar per afera korruptive berisha i kunderpergjigjet rame 6932a7d42bdcd

Balluku e pezulluar për afera korruptive, Berisha i kundërpërgjigjet Ramë

December 5, 2025
min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të GJKKO, ka paralizuar punën e qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që pezullimi i një ministri të pengojë funksionimin e qeverisë.

Sipas kryedemokratit, paraliza që tha Rama është e stisur për ta përdorur si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi i Sali Berishës

Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë.

Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik!

Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.

Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë ditës, gjyqin publik dyshes Rama–Balluku për vjedhjen e faktuar të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë dhe mbrojtjen deri në bllokimin e drejtësisë që Rama i bën Lubisë, de facto vetes së tij, mbasi në këtë vjedhje është ai hajduti i parë dhe Balluku nuk e lëshon.

I paburrë, frikacak, atij nuk ia mbajti të ballafaqohet në parlament me deputetët e opozitës për vjedhjen e tij në bashkëpunim me Ballukun dhe presionin e tmerrshëm që po ushtron me çdo mjet mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai zgjodhi të përgjigjet nga zyra me mashtrime ordinere dhe pamjen e një mjerani. Për të mbrojtur Ballukun, në fakt veten e tij, Rama lëshoi mashtrimin e madh dhe banal se pa firmën e Ballukut shteti është gjysmë i paralizuar, madje se linja ajrore me Kanadanë nuk po vendoset për këtë shkak. Kjo është një gënjeshtër banale, vetëposhtëruese.

Në të vërtetë kjo është një paralizë e stisur e qëllimshme nga vetë bashkëhajdutët Rama–Balluku për ta përdorur atë si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese, pa çka se ky është rasti i parë në botë që një kryeministër shndërrohet në avokat të ministrit të tij hajdut dhe vetëm se ai është hajduti kryesor.

Kushtetuta dhe ligji nr. 9000 për funksionimin e Këshillit të Ministrave i njohin kryeministrit të drejtën të firmosë ai vetë çdo vendim dhe akt të qeverisë, kurse zëvendëskryeministri as edhe një akt të vetëm në emër të qeverisë, përveç atyre që e autorizon me shkrim kryeministri.

Po kështu, kushtetuta dhe ligji i njohin të drejtën ministrit t’ia delegojë, kur vetë është i pamundur, firmën zëvendësministrit për aktet e ministrisë. (Midis të tjerash, sipas qytetarit dixhital, aktualisht pesë ministra kanë deleguar firmat zëvendësave të tyre).

Së fundmi, ligji 9000 për organizimin e Këshillit të Ministrave në nenin 6 pika 1 përcakton se: “Ministri… ushtron edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.”

Pra, nuk ekziston absolutisht asnjë pengesë ligjore as kushtetuese për funksionimin e qeverisë nga pezullimi i Ballukut.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkupi 1911 pishtari i pashuar i kombit shqiptar 6932a5d22620f
Lajmi i mëparshëm

Shkupi 1911 – Pishtari i Pashuar i Kombit Shqiptar

laporta reagon serish per rastin negreira 6932a83561014
Lajmi i radhës

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë