Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratës së sotme të Nancy Van Horn, të ngarkuarës me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, se Presidenti Trump ka shpallur luftë të hapur karteleve të drogës.
‘PD, aleati më i besueshëm në betejën kundër karteleve të drogës! Prej vitesh PD dhe Sali Berisha i kanë denoncuar këto kartele me emër e mbiemër. Sot ato hyjnë e dalin në zyrën e kryeministrit, të shndërruara në motorin elektoral dhe garancinë e pushtetit të Edi Ramës’, shkruan Balliu në Facebook.
Postimi i plotë:
“PD, aleati më i besueshëm në betejën kundër karteleve të drogës”
Sot, zonja Nancy Van Horn, në konferencën me OSBE, deklaroi se Presidenti Trump ka shpallur luftë të hapur karteleve të drogës.
Prej vitesh PD dhe Sali Berisha i kanë denoncuar këto kartele me emër e mbiemër. Sot ato hyjnë e dalin në zyrën e kryeministrit, të shndërruara në motorin elektoral dhe garancinë e pushtetit të Edi Ramës.
Në këmbim, qeveria u pastron paratë në kulla e pallate, u jep nën kontroll portet, ndërsa policia, SPAK dhe prokuroria mbyllin sytë.
Qytetarët janë sot nën pushtetin e bandave, por SHBA u ka shpallur luftë.
PD do të jetë në krah të kësaj beteje, duke denoncuar narkomafien pa frikë dhe pa u tërhequr.
Burimi: botasot.info


