balliu bashkepunimi mes krimit te organizuar dhe qeverise fakt i pakundershtueshem 685d8584351f2

Balliu: Bashkëpunimi mes krimit të organizuar dhe qeverisë, fakt i pakundërshtueshëm

June 26, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë se ka lidhje me krimin e organizuar. Në një postim, ai tha se krimi cenon demokracinë dhe pluralizmin.

Balliu akuzon gjithashtu SPAK-un se ka humbur paanësinë dhe është kthyer në një instrument të pushtetit. Sipas tij, dy shtyllat që kanë vendosur në këmbë “narkoshtetin” janë kryeministri Edi Rama dhe SPAK-u, sipas tij, i politizuar.

Bashkëpunimi midis krimit të organizuar dhe qeverisë në proceset zgjedhore është tashmë një fakt i pakundërshtueshëm. Kjo aleancë antikombëtare, që shkatërron pluralizmin dhe demokracinë, është e mundur vetëm falë kapjes së drejtësisë.

SPAK-u nuk është më një institucion i drejtësisë, por një mekanizëm i regjimit për të certifikuar manipulimet dhe vjedhjet zgjedhore.

Dy shtyllat kryesore që mbajnë në këmbë narkoshtetin janë Edi Rama dhe SPAK-u i partisë, i cili ka humbur misionin kushtetues për të qenë i paanshëm dhe në shërbim të ligjit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekipet e filiales se kumanoves ne pyjet kombetare e kane shuar zjarrin ne likove mbi fshatrat vaksince dhe llojan 685d7beb8576e
Lajmi i mëparshëm

Ekipet e filiales së Kumanovës në “Pyjet Kombëtare” e kanë shuar zjarrin në Likovë mbi fshatrat Vaksincë dhe Llojan

shqiptaret e derguan gjermanine ne finale gazetaret gjermane jane te habitur 685d85c0ae8b9
Lajmi i radhës

Shqiptarët e dërguan Gjermaninë në finale! Gazetarët gjermanë janë të habitur

Të fundit nga

ShkoLartë