ballanca ne detyre 3 vite pertej mandatit te henen kuvendi shpall vakancen per avokatin e popullit 68e94455cecd0

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, të hënën Kuvendi shpall vakancën për Avokatin e Popullit

October 10, 2025
1 minut lexim

Të hënën e datës 13 tetor, në Kuvend do të diskutohet për një nga pozicionet më të rëndësishme institucionale në vend, Avokatin e Popullit. Kjo çështje ka mbetur pezull prej më shumë se tre vitesh, pasi mandati i Erinda Ballancës përfundoi zyrtarisht në maj të vitit 2022, por pavarësisht kësaj është detyruar të mbetet në detyrë pasi Kuvendi nuk po i gjen dot një zëvendësues.

Sjellim ndërmend se Erinda Ballanca u zgjodh në detyrë si Avokate e Popullit me datë 22 maj 2017, me një mandat 5-vjeçar, në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 70/2017, pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha. Megjithëse mandati i saj ka përfunduar, ajo vijon të ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e pasardhësit, siç parashikohet nga ligji.

Në legjislaturën e kaluar, pati disa tentativa për të gjetur një emër konsensual mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por këto përpjekje dështuan. Kushti i 84 votave të nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe praktika e konsoliduar që ky post t’i besohet një kandidati të propozuar nga opozita, rezultuan pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

Tashmë, pas një kohe të gjatë pa lëvizje në këtë drejtim, Kuvendi duket se po rikthehet seriozisht për të gjetur një zëvendësues për Ballancën, pasi të hënën, në orën 17:00 Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të diskutojë pikërisht për shpalljen e kësaj vakance, duke ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë pranë Parlamentit për pozicionin.

Këtë radhë, me 83 vota të garantuara në Kuvend dhe mbështetjen e mundshme të tre mandateve të Partisë Socialdemokrate (PSD), Partia Socialiste është teorikisht në gjendje të zgjedhë një Avokat të Popullit edhe pa dakordësinë e opozitës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen likove erkan arifi vazhdon keqperdorimet ofron bekatonka ne kembim te votes 68e942f1a3b56
Lajmi i mëparshëm

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

kosove slloveni formacionet zyrtare 68e944bdb75c1
Lajmi i radhës

​Kosovë – Slloveni, formacionet zyrtare

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë