balla thirrje opozites sillni propozimet per komisionet bardhi duhet te ishte ketu 68d134f593308

Balla thirrje opozitës: Sillni propozimet për komisionet, Bardhi duhet të ishte këtu

September 22, 2025
1 minut lexim

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një konferencë për mediat nga Kuvendi se të gjitha forcat politike duhet të sjellin sa më parë propozimet e tyre për kryetarë dhe anëtarë të komisioneve në mënyrë që ato të plotësohen.

Balla u shpreh se nëse opozita vijon të mos paraqesë emrat e vet, komisionet do të konsiderohen të konstituara edhe vetëm me shumicën, ndërsa nënvijëzoi mospjesëmarrjen Bardhit si kreu i grupit të PD në mbledhje.

“Opozita duhet të sjellë në Konferencën e Kryetarëve propozimet e tyre për përbërjen e komisioneve. Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opozitës, duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur emrat…Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituar kur shumica është prezent.

Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt emrat. Kemi pasur një përgjigje sa i përket dy kërkesave të opozitës. Nga ana e Gjekmarkajt, u ngrit shqetësimin se pse nuk ishte prezent kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi. Ai u përjashtua nga seancat plenare, por jo nga Konferenca e Kryetarëve. Ai nuk mund të përjashtohet nga mbledhjet e komisioneve”, tha Balla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja e 7 vjecares ne spitalin e tetoves elezi mjeket kane vepruar sipas protokolleve mjekesore 68d12685e7d5e
Lajmi i mëparshëm

Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Mjekët kanë vepruar sipas protokolleve mjekësore

trepca e nis sot rrugetimin evropian 68d13569450d8
Lajmi i radhës

​Trepça e nis sot rrugëtimin evropian

Të fundit nga

ShkoLartë