balla takon kreret e komuniteteve fetare ndryshimet ligjore per barazine gjinore 690b1ad82ed43

Balla takon krerët e komuniteteve fetare: Ndryshimet ligjore për barazinë gjinore

November 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre fetare, si dhe për mbështetjen e veprimtarive të tyre edukative e sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se, Shqipëria është një shembull unik i bashkëjetesës ndërfetare, ku myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt e harmoni të ndërsjellë, shkruan ATSH.

“Myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt të ndërsjellë, duke ndarë vlera të përbashkëta si paqja, dashuria, solidariteti dhe institucioni i familjes. Kjo harmoni fetare është pasuri kombëtare dhe dëshmi e identitetit tonë europian”, shkruan Balla në postimin e tij krahas fotos me të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare në vend.

Sipas Ballës, takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar çështje aktuale si dhe disa akte ligjore që po shqyrtohen aktualisht në Kuvend.

“Gjithmonë i nderuar të takohem me drejtuesit e komuniteteve fetare, për të diskutuar mbi nevojat për mbështetje nga buxheti i shtetit për veprimtaritë e tyre edukative, çështjet dhe problematikat e pronave të institucioneve fetare dhe mbi disa akte ligjore të cilat po diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë. Thellësisht mirënjohës për udhëheqësinë e tyre të mençur. Feja e shqiptarit është shqiptaria”, theksoi Balla.

Ky takim vjen në vijim të debatit parlamentar mbi projektligjin për barazinë gjinore për të cilin Balla deklaroi në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme të martën, se amendamentet e propozuara ishin në përputhje me vlerat e familjes shqiptare dhe burojnë nga traditat dhe librat e shenjtë.

“Më vjen mirë që edhe udhëheqësia e mençur e komuniteteve tona fetare, pasi u njoh me propozimet dhe amendamentet tona, vlerësoi këto formulime që burojnë pikërisht nga kjo traditë familjare”, theksoi Balla në komision, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet fetare për të ndërtuar ligje që reflektojnë realitetin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rritje ne eksport dhe import me shume eshte tregtuar me gjermanine britanine e madhe kinen greqine dhe serbine 690b18d9c6c27
Lajmi i mëparshëm

Rritje në eksport dhe import! Më shumë është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë

hendboll te enjten hidhet shorti per fazen e dyte kualifikuese per boterorin 2027 690b1b35944b1
Lajmi i radhës

​Hendboll: Të enjten hidhet shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë