balla takim me te ngarkuaren me pune te shba zbardhet biseda 6925cd35e8699

Balla takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, zbardhet biseda

November 25, 2025
1 minut lexim

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka mirëpritur sot në Kuvend të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn.

Në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave, ku prioritet ka përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Teksa ka ndarë foto nga takimi, Balla shprehet se u diskutua dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit amerikan si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse.

“Mirëprita sot në mengjes në Kuvendin e Shqipërisë të Ngarkuarën me Punë të SHBA Nancy VanHorn. Në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave shumëplanëshe, ku prioritete thelbësore spikasin përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda këtij mandati si dhe detyrimet në fushën e sigurisë si një vend anëtar i NATO, aleat strategjik me SHBA. Vlerësojmë mbi gjithçka rolin udhëheqës të Presidentit Trump dhe përpjekjet e SHBA për paqe dhe siguri kudo në botë. Javën e kaluar nën drejtimin e Kryeministrit Rama Shqipëria shënoi një moment vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel.

Gjatë takimit diskutuam edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresi si dhe mbi idenë e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve ligjvënëse“, shkruan Balla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama edhe sot doli te protestuesit kerkese muratit minister qiti 35 milione euro menjehere 6925b96e50e45
Lajmi i mëparshëm

Rama edhe sot doli te protestuesit, kërkesë Muratit: Ministër, qiti 35 milionë euro menjëherë

liverpooli nuk ndalet kerkon sulmuesin e bournemouth 6925cd99b320c
Lajmi i radhës

Liverpooli nuk ndalet, kërkon sulmuesin e Bournemouth

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë