balla takim me ambasadorin bergner gjermania mbeshtet fuqimisht anetaresimin e shqiperise ne be 691f35b81290d

Balla takim me ambasadorin Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE

November 20, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.

Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Gjermani, projektet e bashkëpunimit dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i partneritetit mes dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe nismave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.

Të dy palët nënvizuan rëndësinë e vijimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

“Mirëprita në një takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Karl Bergner. Gjermania rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë. Sot Shqipëria dhe Gjermania knë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare i ben te gjitha shenjat e zodiakut te buzeqeshin fshehurazi 691f2312a0579
Lajmi i mëparshëm

Çfarë i bën të gjitha shenjat e zodiakut të buzëqeshin fshehurazi?

kosova gati per sfiden e madhe foda vlereson sllovakine 691f36138800e
Lajmi i radhës

Kosova gati për sfidën e madhe: Foda vlerëson Sllovakinë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë