balkan green foundation zhvillon sot ne prishtine forumin rajonal 68d4dd7003d10

Balkan Green Foundation zhvillon sot në Prishtinë Forumin Rajonal

September 25, 2025
1 minut lexim

Sot në Prishtinë mbahet Forumi Rajonal i Ballkanit Perëndimor, një ngjarje e organizuar nga Balkan Green Foundation në bashkëpunim me GIZ Kosovo. Forumi mbledh përfaqësues nga vendet e rajonit dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi tranzicionin e drejtë energjetik, bashkëpunimin klimatik dhe zgjidhjet e qëndrueshme për ngrohjen në Ballkanin Perëndimor.

Forumi Rajonal i Ballkanit Perëndimor mbledh aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë për një ditë të plotë diskutimesh, shkëmbimesh dhe frymëzimi mbi tranzicionin e drejtë, bashkëpunimin klimatik dhe ngrohjen e qëndrueshme në rajon. Përveç paneleve, programi përfshin edhe mundësi rrjetëzimi, fjalime të ftuarish dhe aktivitete të udhëhequra nga të rinjtë.

Forumi është pjesë e projektit “Transformimi i Energjisë dhe Dekarbonizimi në Ballkanin Perëndimor”, i mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë (BMZ), dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation, Germanwatch e.V. (Gjermani), Belgrade Open School (Serbi) dhe Eko-svest (Maqedonia e Veriut).

Në njoftim theksohet se qëllimi i forumit është të nxisë bashkëpunimin dhe strategjitë e përbashkëta për tranzicionin e drejtë dhe dekarbonizimin në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në formësimin e një të ardhmeje më të gjelbër për rajonin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia ne qender te hetimeve per trajnimin e dyshuar te moldaveve nga rusia 68d4d695cac34
Lajmi i mëparshëm

Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia

taika waititi flet si regjisor i klipit te ri te rites ishte si nje enderr te punoja me gruan time 68d4de939dedd
Lajmi i radhës

Taika Waititi flet si regjisor i klipit të ri të Ritës: Ishte si një ëndërr të punoja me gruan time

Të fundit nga

ShkoLartë