bakiu frckovski smund te laje duart nga krimet e se kaluares shqiptaret nuk harrojne dhe nuk falin 68a74ad8babbb

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

August 21, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për prefekt të Shkupit, Bashkim Bakiu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së sotme të Denko Maleski–Frçkovskit, i cili në vitin 2025 pretendon se në vitet ’90 paska dashur ta fusë gjuhën shqipe në Kushtetut, por gjoja partitë tjera e kanë kundërshtuar.

“Pa fije turpi, Frçkovski del e flet sikur të mos ishte i njëjti aktor i ngjarjeve tragjike të Bit Pazarit, i dhunës së Gostivarit ’97, dhe autor i deklaratave të turpshme për Universitetin e Tetovës, të cilin e quajti ‘mrtvorodence’ (foshnjë e lindur e vdekur). Ai harron se shqiptarët nuk e kanë amnezi historike”, shkruan Bakiu.

Ai shton se kjo lojë e vjetër politike përsëritet gjithmonë kur Frçkovski është në opozitë, duke u shfaqur si “mik i shqiptarëve”, ndërkohë që në vitet e ’90-ta ishte, siç thotë Bakiu, “gjakpirës”.

“Me sa duket, disa shqiptarë ende i thonë ‘grahi’ Frçkovskit, sikur shqiptarët nuk mbajnë mend. Por jo! Amerikanët kanë një thënie të qartë: forgive but not forget. Ne nuk kemi harruar dhe as nuk e falim!”, përfundon kandidati i VLEN për prefekt të Shkupit, Bashkim Bakiu.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sharon stone e papermbajtshme me pamje te guximshme 33 vjet pas basic instinct 68a746b2e6df4
Lajmi i mëparshëm

Sharon Stone, e papërmbajtshme me pamje të guximshme 33 vjet pas Basic Instinct

toshkovski zyra e re e shtate e sherbimeve administrative te mpb se ne ropotove po e kthejme besimin e qytetareve 68a7500371ffd
Lajmi i radhës

Toshkovski: Zyra e re e shtatë e Shërbimeve administrative të MPB-së në Ropotovë, po e kthejmë besimin e qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë