bajrami te gjitha partite kemi ofruar kompromise vetem vetevendosje ska pranuar 688ca791a53a8

Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar

August 1, 2025
1 minut lexim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ngërçin politik e cilësoi vetë grusht-shtet, duke theksuar se të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, por vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar.

Këtë vlerësim e paraqiti në takimin diskutues me titull “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”, organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES),

Zyra në Prishtinë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), raporton Eo.

“Nuk është që nuk hezitova, sepse nuk është se kemi çfarë te themi më ndryshe nga ajo që kemi thënë deri më tani. Nuk mendoj që është vetëm grushtshtet, por është vetëgrushtshtet. Partia në pushtet po dëshiron të jetë vetë në detyrë nga rezultatet që i ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

“Në katër vjet mandat e kemi pasur përvojën që nuk e kemi pasur asnjëherë. Në legjislaturën e fundit nuk ka ndodhur që të pranohet as edhe një amendament nga partitë në opozitë. Ku është demokracia këtu? Që të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm partia që e ka marrë shumicën e votave nuk ka pranuar të bëjë kompromis. Ata insistojnë që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se çdo gjë”, tha Bajrami.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmuesi mund ti bashkohet kombetares pas 2 vitesh mungese 688ca78e59c05
Lajmi i mëparshëm

Sulmuesi mund ti bashkohet kombëtares pas 2 vitesh mungesë

gjermania thote se do te dergoje sisteme te tjera patriot ne ukraine 688ca87e49481
Lajmi i radhës

Gjermania thotë se do të dërgojë sisteme të tjera Patriot në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë