bajrami pas vendimit te kushtetueses cka ndodh nese kuvendi nuk konstituohet brenda ketij afati 30 ditor 685da1e3c749b

Bajrami pas vendimit të Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati 30-ditor?

June 26, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka mirëpritur vendosjen e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime për mungesën e qartësisë mbi pasojat nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda këtij afati.

Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar një afat kohor dhe tashmë e dimë, që ka një afat kohor… Nuk duke shumë e qartë, nga ajo që kam parë, se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet brenda 30 ditëve”, tha Bajrami në emisionin Debat Plus.

Ajo theksoi se paqartësitë mbeten të mëdha, sidomos duke marrë parasysh numrin e lartë të vazhdimeve të seancës konstituive që nuk kanë prodhuar rezultat.

Kur e dimë se më kënd kemi të bëjmë në Kuvend, kur e marrim faktin se nesër është vazhdimi i 39 i seancës konstituive, menjëherë pyetja e parë që i bërë vetes që a ka thënë Gjykata Kushtetuese çka ndodh, në fakt a ka dhënë përgjigje se çka ndodh nëse edhe brenda këtyre 30 ditëve ne nuk arrijmë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Po thuhet se duhet të ketë zgjedhje”, u shpreh ajo.

Bajrami tha gjithashtu se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë që ka të drejtën për të propozuar Kryetarin, duke theksuar nevojën për konsensus.

Unë e pash që partia e parë nuk e ka vetëm të drejtën, e ka edhe përgjegjësinë për të ardhur deri te konsensusi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dmth normalisht obligohen të gjithë deputetët, por përgjegjësia kryesore edhe nga ajo çka lexuam është që partia që e ka të drejtën e ka edhe përgjegjësinë që të arrij konsensusin. Duhet ta gjej në figurë konsensuale, e pranueshme për pjesën më të madhe të deputetëve”, deklaroi Bajrami.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

genc sermaxhaj prej tri dekadash bota sot ka qene zeri i sportit mbarekombetar 685da1e0bbb17
Lajmi i mëparshëm

Genc Sermaxhaj: Prej tri dekadash, “Bota sot” ka qenë zëri i sportit mbarëkombëtar

tarifat trump shtepia e bardhe tregon nese do te kete shtyrje 685da30c9a1ab
Lajmi i radhës

​Tarifat Trump, Shtëpia e Bardhë tregon nëse do të ketë shtyrje

Të fundit nga

Trupa e Cirkut Kombëtar shkëlqen në Zvicër

Trupa magjike e Cirkut Kombëtar të Shqipërisë pushtoi skenën e festivalit të njohur në Wetzikon, Zyrih, duke performuar për tre netë me radhë. Performanca solli ngjyra, energji dhe diversitet kulturor për publikun
ShkoLartë