bajram rexhepi u takua me artistet nga tetova 68cb281530a69

Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova

September 17, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 17 shtator – Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sonte është takuar me komunitetin e artistëve nga qyteti i Tetovës. Në këtë bashkëbisedim Rexhepi ka thënë se detyrë e tyre në programin zgjedhor do të jetë rilindja kulturore në Tetovën e Re.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh mes krijuesve. Sonte u takova me komunitetin e artistëve të Tetovës. Fatkeqësisht, gjatë këtyre katër viteve qyteti ynë ka përjetuar një atrofim në aspektin kulturor dhe artistik.

Biseduam për shumë çështje që lidhen me rilindjen kulturore të Tetovës, të cilat do t’i përfshijmë në programin tonë zgjedhor për Tetovën e re. Rikthimi i festivaleve tradicionale, formimi i orkestrës së qytetit, si dhe nxitja e aftësive krijuese të nxënësve të moshës shkollore, ishin disa nga idetë që do t’i shndërrojmë në projekte konkrete për qytetin tonë.”, njofton Bajrami

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet i vdekur ne shtepine e tij producenti i beyonce dhe drake mister shkaku 68cb177fe4241
Lajmi i mëparshëm

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij producenti i Beyonce dhe Drake, mister shkaku

kryetari i kuvendit afrim gashi demanton shkuarja ne beograd eshte shpifje 68cb28b6f36f1
Lajmi i radhës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje

Të fundit nga

ShkoLartë