bajraktari vrasjet e fundit alarm per sigurine armet ilegale rrezik permanent 689e73ce4bd94

Bajraktari: Vrasjet e fundit alarm për sigurinë – armët ilegale, rrezik permanent

August 15, 2025
1 minut lexim

Avokati Ardian Bajraktari, i ka cilësuar alarm serioz për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë vrasjet e fundit që kanë ndodhur.

Ai tha se fakti që vrasjet po kryhen nga recidivistë, tregon se dënimet për veprat penale nuk po e kanë efektin e duhur.

“Alarm për rendin dhe sigurinë publike në vendin tonë për faktin se brenda një periudhe kaq të shkurtër të ndodhin kaq shumë vrasje  natyrisht që kjo është për shqetësim. Fakti që edhe një pjesë bukur e madhe e tyre jo rrallë herë po rezultojnë të jenë përsëritës të kryerjes së veprave penale – kjo nënkupton që edhe shkalla e lartësisë së dënimeve nuk ka arritur efektin dhe po ashtu duhet marrë hapa urgjent në këtë drejtim”, tha ai në emisionin “Info Nata”.

Ai theksoi se një numër i madh i armëve ilegale gjendet në qarkullim.

“Sipas statistikave një numër i konsiderueshëm i armëve ilegale ndodhen në duart e qytetarëve, flitet se janë rreth 250-300 mijë sosh. Krahasuar me numrin e përgjithshëm të popullsisë, kjo statistikë tregon shqetësim të madh, prandaj duhet një angazhim në drejtim të uljeve të këtyre statistikave. Prezenca e tyre në duart e qytetarëve është rrezik permanent për rendin, sigurinë e për fat të keq po rezulton edhe me humbje të jetëve”, deklaroi ai.

Pesë raste të vrasjeve kanë ndodhur ditët e fundit në Kosovë, ku kryesit e veprave janë në arrati dhe të njëjtit po kërkohen nga organet relevante.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luis enrique i shpeton ndeshkimit per goditjen me shuplake te joao pedros 689e73ca95733
Lajmi i mëparshëm

Luis Enrique i shpëton ndëshkimit për goditjen me shuplakë të Joao Pedros

keto opsione te fshehura mund ta bejne wi fi ne e hotelit shume me te shpejte 689e747f123a6
Lajmi i radhës

Këto opsione të fshehura mund ta bëjnë Wi-Fi-në e hotelit shumë më të shpejtë

Të fundit nga

ShkoLartë