bahtiri me perpara e pres doren se ti jap voten per listen serbe 68b3536236b56

Bahtiri: Më përpara e pres dorën, se t’i jap voten për Listën Serbe

August 30, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar sot se nuk do t’i japë kurrë votën Listës Serbe, të cilën e cilëson si “listë kriminale serbe”.

“Më përpara e pres dorën, sesa me këtë dorë t’i jap voten PËR, listës kriminale serbe!”, ka shkruar në një postim në Facebook, Bahtiri.

Ai thekson se nuk mund të harrojë gjenocidin që shteti i Serbisë kreu mbi popullin e Kosovës:

Mbi 13,500 civilë të vrarë, përfshirë rreth 1,200 fëmijë dhe 1,700 gra;

Mbi 6,000 persona të zhdukur pas luftës, prej të cilëve 1,600 mbeten ende të zhdukur;

Mbi 20,000 gra dhe vajza të përdhunuar sistematikisht;

Mbi 800,000 shqiptarë të dëbuar me dhunë gjatë spastrimit etnik të pranverës 1999;

Mbi 100,000 shtëpi dhe objekte civile të shkatërruara;

Mbi 13,000 shqiptarë të dëbuar nga veriu, ku shumë u ekzekutuan para familjeve.

“Republika e Kosovës as nuk fal, as nuk harron! Lista Serbe e meriton të jetë në burg, jo në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

Ai kritikon gjithashtu opozitën për mosvotim ose abstenim për kandidatët e Listës Serbe, duke e quajtur këtë “turpin më të madh”, dhe përmend incidentin e seancës ku deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën për të respektuar jetën dhe veprën e luftëtarit të UÇK-së, Hilmi Ramadani.

Bahtiri thekson se pjesëmarrja e Listës Serbe në Kryesinë e Kuvendit është e papranueshme për secilin deputet që respekton historinë dhe drejtësinë për popullin e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maksuti ky do te jete viti im 68b3535ab329e
Lajmi i mëparshëm

Maksuti: Ky do të jetë viti im

ekzekutoi ne shqiperi gruan qe mbante ne dore femijen 1 vjec daily mail investigim per vrasesin nga berati si u fut dy here ilegalisht ne angli 68b3540460cba
Lajmi i radhës

Ekzekutoi në Shqipëri gruan që mbante në dorë fëmijën 1-vjeç, “Daily Mail” investigim për vrasësin nga Berati: Si u fut dy herë ilegalisht në Angli?!

Të fundit nga

ShkoLartë