bac u kry cfare paralajmeron shkelqim hajdari reforma qe i ve fre abuzimit dhe mbron biznesin e ndershem 696829f24dc51

“Bac u kry”/ Çfarë paralajmëron Shkëlqim Hajdari: Reforma që i vë fre abuzimit dhe mbron biznesin e ndershëm

January 15, 2026
1 minut lexim

Është finalizuar reforma ligjore në fushën e inspektimeve, që prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit, biznesit dhe ligjit.

Lajmin e ka bërë me dije kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, paralajmëron se paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund

“Bac u kry! Sot jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve. Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar në ligj, objektivitet e transparence, me përfaqësues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjës, si dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit.

Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm, do të marrë fund! Falënderim e mirënjohje për të gjithë stafin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme, e të vështirë, por vizionare sipas standardeve me te mira të inspektimeve në BE”-shkruan Hajdari.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

maroku senegali finalja e kupes se kombeve te afrikes 69682913d36bc
Lajmi i mëparshëm

Maroku – Senegali, finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës

osmani kurti e basha neser bejne homazhe ne recak 69682a20ead11
Lajmi i radhës

Osmani, Kurti e Basha nesër bëjnë homazhe në Reçak

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë