babai tentoi te mbyste djalin e tij te mitur dhe i vuri flaken shtepise qeni hero i shpeton jeten femijes 68c479a67c01d

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

September 12, 2025
1 minut lexim

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe zjarrvënies së qëllimshme, pasi ai u përpoq të mbyste djalin e tij të mitur.

Fëmija u shpëtua falë ndërhyrjes së njërit prej dy qenve të familjes, të cilët ndihmuan në ndalimin e sulmit. Alarmi u dha kur i mituri telefonoi në numrin 112, duke kërkuar ndihmë dhe duke raportuar përpjekjen e babait për ta mbytur.

Në momentin që karabinierët mbërritën në vendngjarje, gjetën shtëpinë të përfshirë nga flakët, të cilat u shuan nga zjarrfikësit, si dhe dy qen të mëdhenj, por pa gjurmë të babait dhe fëmijëve.

I mituri ishte shpëtuar tashmë nga shërbimet e urgjencës dhe dërguar në spital, i tronditur por në gjendje të mirë të përgjithshme. Ai u tha autoriteteve se arriti të shpëtonte vetëm falë ndërhyrjes së qenit.

Pas vlerësimit të situatës, babai u dorëzua vetë në një stacion karabinierësh, duke pranuar se e kishte sulmuar të birin gjatë një grindjeje dhe më pas i kishte vënë flakën shtëpisë. Ai u arrestua dhe u dërgua në burg.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia synon ta testoje nato n me stervitjet ushtarake zapad 68c477f42a92b
Lajmi i mëparshëm

Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad

zhduket nje i moshuar ne podujeve 68c47ed0c3331
Lajmi i radhës

Zhduket një i moshuar në Podujevë

Të fundit nga

ShkoLartë