babai nga baica e drenasit kerkon ndihme per vajzen 8 vjecare qe po lufton me kancerin 693fdf5c67154

Babai nga Baica e Drenasit kërkon ndihmë për vajzën 8-vjeçare që po lufton me kancerin

December 15, 2025
1 minut lexim

Remzi Kiqina nga Baica e Drenasit, u është drejtuar qytetarëve me një apel prekës për ndihmë, duke kërkuar mbështetje për vajzën e tij të vogël, vetëm 8 vjeçare, e cila po përballet me një betejë të rëndë kundër kancerit.

Ai shprehet se vajza e tij është një fëmijë plot jetë, buzëqeshje dhe ëndrra, por sot është e detyruar të përballet me një sëmundje që asnjë fëmijë nuk duhet ta përjetojë.

Sipas tij, çdo ditë është e vështirë për familjen, ndërsa trajtimet mjekësore janë të rënda dhe shpenzimet financiare shumë të mëdha.

Kiqina thekson se çdo ndihmë, pavarësisht madhësisë, përbën një shpresë më shumë për shërimin e vajzës së tij, që ajo të mund të jetojë, të luajë dhe të ëndërrojë si çdo fëmijë tjetër. Ai ka falënderuar nga zemra të gjithë ata që po e mbështesin me ndihma, lutje dhe shpërndarje të apelit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

masakra ne australi si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist 693fde45266bb
Lajmi i mëparshëm

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

demi lovato duket me bukur se kurre 693fe0513acb2
Lajmi i radhës

Demi Lovato duket më bukur se kurrë

Të fundit nga

ShkoLartë