babai i vajzes ne tetove qe ra nga ballkoni nen hetim per keqtrajtim 69b967b14e0bb

Babai i vajzës në Tetovë që ra nga ballkoni nën hetim për keqtrajtim

March 17, 2026
1 minut lexim

SPB Tetovë, lidhur me hetimet për ngjarjen ku një 19-vjeçare ra nga ballkoni, njofton se në polici është dorëzuar babai i saj 47-vjeçar.

“Më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB Tetovë dhe me të është kryer një bisedë zyrtare në telefon.

Gjegjësisht, gjatë trajtimit të ngjarjes së datës 14.03., në të cilën një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, oficerët e policisë kanë mësuar, përkatësisht është vërtetuar se vajza është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga babai i saj A.A.

Me udhëzim të prokurorit publik, A.A. është liruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cilat jane forcat qe mbajne ne kembe regjimin iranian 69b961990cdd5
Lajmi i mëparshëm

Cilat janë forcat që mbajnë në këmbë regjimin iranian?

a ke qene ndonjehere i dehur ne prime alaudin hamiti sqaron te verteten per publikun 69b969555c7a2
Lajmi i radhës

“A ke qenë ndonjëherë i dehur në Prime?” – Alaudin Hamiti sqaron të vërtetën për publikun

Të fundit nga

Irani vazhdon bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Nga ana ushtarake regjimi i mullahëve në Iran është i dobët krahasuar me SHBA dhe Izraelin, por ai po përdorNgushticën e Hormuzit si armë të fuqishme. Dëmi që regjimi iranian i shkakton ekonomisë botërore është shumë i

Kampioni i Kosovës mburret me Egzon Bejtullain

Futbollisti Egzon Bejtullai është ftuar të Maqedonia e Veriut.   Drita e Gjilanit, kampion në fuqi i Kosovës, mburret me futbollistin e saj Egzon Bejtullai. “Lojtari ynë, Egzon Bejtullai, është ftuar nga
ShkoLartë