babai i saj eshte ne burg deklarata e bujshme e rogertit selin shperthen ndaj banorit 69b09f99aaca6

“Babai i saj është në burg”/ Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit

March 11, 2026
1 minut lexim

Në dhomën e rrëfimit, Rogerti dha një deklaratë të bujshme, duke thënë se babai i Selin ndodhet në burg.

“Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Unë e di informacionin për babain e saj që e ka në burg”, tha Rogerti në dhomën e rrëfimit.

Pasi Selin dëgjoi klipin, në shtëpi lindi dhe një debat mes të dy banorëve, që u përcoll kështu.

Selin: Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Im atë, për fat të mirë, është jashtë hekurave, jeton në një vend tjetër të botës, sepse punon jashtë. Babai im gëzon një liri të plotë. Nuk do e kisha fare për turp që ta thoja që babai im është në burg. Është një figurë e mrekullueshme atërore.

Rogerti: Në çfarë shteti jeton?

Selin: Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë?

Rogerti: Unë di që tezja jote ka thënë që babai yt është në burg.

Selin: Familjen time e dua shumë. Padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience. Nuk do e kisha fare për turp për ta thënë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

RRUGA SHKUP BLLACE
Lajmi i mëparshëm

Dy kilometrat e Bllacës rrezik për shoferët, segment pa dalje, pa sinjalizim

vardari shkendija ne javen e fundit 69b0a629e9802
Lajmi i radhës

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë