babai e le femijen e tij ne stuhi ne kine per te shpetuar veten 689500fb4ba57

Babai e lë fëmijën e tij në stuhi në Kinë për të shpëtuar veten

August 7, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht traumatike për një fëmijë është filmuar ditët e fundit në Kinë, gjatë motit të keq ekstrem që ka goditur vendin prej disa ditësh.

Në video shfaqet një baba duke ecur me shpejtësi në një rrugë të zbrazët, së bashku me vajzën e tij të vogël, ndoshta në përpjekje për të gjetur një vend të sigurt nga erërat e fuqishme të stuhisë.

Në një moment, era i rrëmben çadrën vajzës dhe ajo vrapon për ta marrë, por në vend që të ndalet apo të kthehet pas, babai vazhdon rrugën si të mos kishte ndodhur asgjë, duke e lënë vajzën pas, duke qarë dhe duke bërtitur për ndihmë.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë dënuar sjelljen e babait, duke e cilësuar ngjarjen si një përvojë traumatike për fëmijën.

@mustsharenews The kid is definitely traumatised after that 😭#mustsharenews #sgfyp #china ♬ original sound – MustShareNews

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

finlanda fiton ndaj bullgarise 689500f847f9b
Lajmi i mëparshëm

Finlanda fiton ndaj Bullgarisë

openai prezanton chatgpte280915 inteligjenca artificiale arrin nje nivel te ri 689501aec9e16
Lajmi i radhës

OpenAI prezanton ChatGPT‑5: Inteligjenca artificiale arrin një nivel të ri

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë