Një ngjarje e rëndë aksidentale me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur sonte në Malbardh të Kurbinit.
Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 19:50, shtetasi B. A. (45), duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij trevjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra nga goditja, e mitura ka humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Burimi: botasot.info


