azizi vlen voton per mbeshtetjen e studenteve me vaucere 250 euro per pajisje elektronike 687971f02752f

Azizi: VLEN voton për mbështetjen e studentëve me vauçerë 250 euro për pajisje elektronike

July 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 korrik – Grupi parlamentar i VLEN-it ka votuar sot në Kuvend në favor të Ligjit për ndarjen e vauçerëve në vlerë prej 250 eurosh për studentët e rregullt dhe ata me korrespondencë. Këto vauçerë do të përdoren për blerjen e pajisjeve elektronike si kompjuterë, laptopë, tabletë apo mjete të tjera të domosdoshme për procesin e mësimit dhe zhvillimit akademik.

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, theksoi se ky është një hap konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të studimit për të rinjtë në vend.

“Rinia është amaneti ynë! Ua kemi borxh të ardhmen dhe do të punojmë ditë e natë për të siguruar kushte moderne për çdo nxënës dhe student,” tha Azizi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

britaniku lirohet pas gati 50 vjeteve nga burgu ishte denuar bazuar ne deshmi te rrejshme te nje polici 68796ea80cebd
Lajmi i mëparshëm

Britaniku lirohet pas gati 50 vjetëve nga burgu – ishte dënuar bazuar në dëshmi të rrejshme të një polici

gashi kuban rezoluta e bundestagut te vitit 2023 konfirmon mbeshtetjen per anetaresimin e maqedonise se veriut ne be 687974fc3c697
Lajmi i radhës

Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë