VENERA AZIZI ELISA SPIROPALI

Azizi – Spiropali: Roli i grave, kyç për demokracinë dhe integrimet evropiane

December 22, 2025
1 minut lexim

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, së bashku me deputetet e Kuvendit, ka marrë pjesë në një takim me Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali si dhe me Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

Në qendër të diskutimeve ishte roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, i vlerësuar si element thelbësor për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.

Zëdhënësja Azizi theksoi se fuqizimi i grave në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore mbetet prioritet i Qeverisë, duke e cilësuar atë si një parakusht të rëndësishëm për ndërtimin e institucioneve funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas zëdhënëses Venera Azizi, ky takim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e barazisë gjinore dhe integrimeve evropiane.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ritualet e vogla te gezimit cfare e ben nje feste te kete kuptim personal 6948feb399992
Lajmi i mëparshëm

Ritualet e vogla të gëzimit / Çfarë e bën një festë të ketë kuptim personal

ministrja per europen dhe punet e jashtme elisa spiropali qendron per vizite zyrtare ne shkup 694908358f2a1
Lajmi i radhës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali qëndron për vizitë zyrtare në Shkup

Të fundit nga

Elijona plas ‘bombën’ ndaj Klodit

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, e ka plasur një ‘bombë’ ndaj Klodit. Ajo tha se Klodi e ka pyetur atë se a e do ishte e

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll.  Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të
ShkoLartë