IMG 20260401 WA0026

Azizi: Shumë shpejt depërtimi i rrugës Tetovë – Prizren, komuna ndau 18 milionë denarë

April 1, 2026
1 minut lexim

“Shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit Tetovë – Prizren”, tha deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një paraqitje në TV21 duke folur për projektet infrastrukturore në zonat ku jetojnë shqiptarët.

Azizi tha se Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcë, ndërsa tha se është duke u punuar për segmentin që do të vijë deri para tunelit.

“Komuna e Tetovës ka ndarë mjete konkrete në këshillin 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcës dhe është duke u punuar për segmentin i cili do të vijë para tunelit. Atë që e ka thënë edhe kryetari edhe ne, ju jeni dëshmitarë që ne e bëjmë realitet. shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit dhe do të nisin hapat për realizimin e tij”, tha Azizi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

biznesmeni glavcev pretendon se janeva rustemi dhe stefanova kane kerkuar nje milion euro ryshfet per nderprerjen e procedures ndaj tij 69cd7c4cceb1e
Lajmi i mëparshëm

​Biznesmeni Glavçev pretendon se Janeva, Rustemi dhe Stefanova kanë kërkuar një milion euro ryshfet për ndërprerjen e procedurës ndaj tij

Të fundit nga

ShkoLartë