venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0

Azizi: Qeveria i dha dritë jeshile Ligjit për shtesa rinore, 70 për qind e të rinjve deri 29 vjeç përfitues të Planit opetativ për punësim 2025

April 11, 2026
1 minut lexim

Të rinjtë deri në 23 vjeç, të punësuar në sektorin e prodhimit, do të përfitojnë mbështetje financiare prej 3000 denarësh çdo muaj. Këtë e garanton ligji i ri për shtesa rinore, e propozuar nga Ministria e Ekonomisë, e që mori dritë jeshile në seancën e fundit të Qeverisë. Sipas zëdhënëses së Qeverisë, Venera Azizi, ligji është pjesë integrale e Planit Operativ 2026.

“Ky ligj në fakt është edhe një bazë e planit aksional të punësimit, apo planit operativ siç e njeh qytetari ndryshe, për vitin 2026. Ky plan operativ për momentin është duke u rrumbullakuar. Plani operativ 2026 gjithsesi do të jetë njëlloj ambicioz posaçërisht në mbështetjen e të rinjve, sikurse që ishte plani operativ për vitin 2025 ku kishim 40 milion euro mbështetje për punësim, që në fakt ishte për 7,5 milion euro më shumë se kurdoherë në historinë e RMV-së,“ tha Venera Azizi, Zëdhënëse e Qevrerisë në një deklaratë për Alsat.

Sipas zëdhënëses së Qeverisë, Ligji i ri e zgjat këtë mbështetje deri në vitin 2028, duke ofruar siguri dhe parashikueshmëri si për të rinjtë, ashtu edhe për bizneset.

“Këtu dua të përmendi gjithashtu edhe të rinjtë që ishin të përfshirë në planin aksional të vitit 2025, ku vërehet se nga rreth 13 mijë persona që kanë marrë mbështetje në këtë drejtim, 70, 9 përqind janë të rinj deri në moshën 29 vjeç,“ tha Venera Azizi.

Ekzekutivi pret që pas përfundimit të procedurave teknike të Qeverisë, ligji të futet në procedurë kuvendore, ku edhe presin mbështetje të plotë nga deputetët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 1775930706191
Lajmi i mëparshëm

Bexheti zbulon skandalin: BDI në vitin 2005 u pajtua të nënshkruaj deklaratë se MO-ja është realizuar me sukses! 

sulmet nga qente endacake ne shkup po shtohen qytetaret ankohen per pasiguri ne qytet 69da8f2e9712f
Lajmi i radhës

Sulmet nga qentë endacakë në Shkup po shtohen, qytetarët ankohen për pasiguri në qytet

Të fundit nga

ShkoLartë