azizi hipokrizia ka kufij kumanova e di mire qe ishte bdi ajo qe heshti kur duhej te fliste 688fac2701a0e

Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!

August 3, 2025
1 minut lexim

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka reaguar me tone të forta ndaj paraqitjeve të fundit të BDI-së në Kumanovë, të cilat ajo i cilësoi si “hipokrizi paraelektorale” dhe përpjekje të vonuara për të rikuperuar besimin e humbur.

“Kumanova nuk ka nevojë për hipokrizinë paraelektorale të BDI-së. Mbi 20 vjet përbuzje, goditje dhe vuajtje nuk fshihen me disa fjalë të zbrazëta para zgjedhjeve”, ka shkruar Azizi në një reagim publik.

Duke përmendur situatën e rëndë me të cilën është përballur Kumanova ndër vite, ajo theksoi se rinia është larguar, intelektualët janë shtypur dhe qyteti është rrënuar nën politikat e dështuara të BDI-së.

“Mos e nënvlerësoni kujtesën tonë me ‘shqetësime’ të vonuara. Kumanova për më shumë se dy dekada kërkoi drejtësi, jo mëshirë. Ajo që mori nga BDI ishte vetëm zhgënjim “, shtoi zëdhënësja.

Azizi përfundoi me një mesazh të prerë: “Sot, mos e përdorni sërish Kumanovën për të mbledhur pikë politike. Është shumë vonë. Populli e di, populli nuk harron, dhe këtë herë, do të flasë me zë të qartë”.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sara ne sunny hill erdha per dua lipen dhe shawn mendes 688fa7ed0ffc7
Lajmi i mëparshëm

Sara: Në “Sunny Hill” erdha për Dua Lipën dhe Shawn Mendes

vmro denojme cdo lloj shperthimi nacionalist dhe gjuhe urrejtjeje pa marre parasysh se nga cila ane vijne 688fac29da934
Lajmi i radhës

VMRO: Dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë

Të fundit nga

ShkoLartë