azizi cfare nuk beri bdi per dy dekada e beri vlen per nje vit rritem pensionet deri 5000 denare 68813ebf21576

Azizi: Çfarë nuk bëri BDI për dy dekada, e bëri VLEN për një vit, rritëm pensionet deri 5000 denarë

July 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 korrik – Qeveria e udhëhequr nga VLEN, brenda vetëm një viti qeverisje, ka realizuar një nga premtimet më të rëndësishme sociale – rritjen e pensioneve në vlerë deri në 5,000 denarësh.

Kjo rritje, e cila për vite me radhë ishte premtuar por kurrë nuk u realizua nga qeveritë e mëparshme nga Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), tani është bërë realitet nga VLEN.

Zëdhënësja e Qeverisë nga VLEN Venera Azizi, theksoi se ky hap konkret është dëshmi e vullnetit për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, sidomos të kategorive më të ndjeshme si pensionistët. “Çfarë BDI-ja nuk mundi ta bëjë për dy dekada, ne e bëmë në vetëm një vit,” u shprehë për Zhurnal Venera Azizi, nga VLEN-i.

Rritja e pensioneve pritet të ketë ndikim pozitiv në ekonominë familjare të mijëra pensionistëve dhe është vetëm një nga masat sociale që Qeveria planifikon të zbatojë gjatë mandatit të saj.

Ky vendim është përshëndetur nga shoqatat e pensionistëve dhe qytetarët, të cilët për herë të parë pas shumë vitesh po shohin përmbushje konkrete të premtimeve të dhëna gjatë fushatave.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina e rusia fillojne bisedimet e paqes ne stamboll 68813b74789c8
Lajmi i mëparshëm

Ukraina e Rusia fillojnë bisedimet e paqes në Stamboll

ndihma me zjarret vengu mbeshtetja nga be deshmi e bashkepunimit te ngushte 6881406017149
Lajmi i radhës

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

Të fundit nga

ShkoLartë